Zgjedhjet vendore 2023, Rama mbledh në Durrës në 7dhe 8 tetor kryebashkiakët dhe drejtuesit e PS në qarqe
Socialistët kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet vendore të 2023. Kryeministri Edi Rama do të mbledhë në Durrës në datën 7-8 tetor, kryebashkiakët, në kuadër të zgjedhjeve lokale.
Në fokus të takimit do te jetë analiza për çdo kryebashkiak në raport me punën e bërë, por edhe objektivi për zgjedhjet vendore pak muaj më pas.
Pas takimit në Pogradec, ky është takimi i dytë që Rama pritet të zhvilloj me kryebashkiakët.
Kreu i qeverisë u takua mëngjesin e djeshëm me presidentin Bajram Begaj, ku në fokus të bisedës ishin zgjedhjet e ardhshme.
Sipas burimeve për Report Tv palët politike kanë gjetur konsensus për datën 14 maj për zhvillimin e zgjedhjeve vendore.
Fraksion.com