Zgjedhjet lokale, Meta flet pas takimit me Begajn në Presidencë: Të shpallet sa më parë data
Pas 24 korrikut, datë kur përfundoi mandatin e presidentit të Republikës, Ilir Meta është ka hyrë sot sërish në institucionin që drejtoi për 5 vite.
Meta u thirr nga Presidenti Begaj, në një takim konsultativ për dekretimin e datës së zgjedhjeve. Kryetari i Partisë së Lirisë tha se i takon presidentit ta bëje publike datën, por e rëndësishme për të është që të largohet një herë e më parë nga pushteti qeverisja vendore.
Ai tha se për të çdo datë është e pranueshme dhe se PL do të marrë pjesë në zgjedhje edhe nëse bojkotojnë të gjitha partitë e tjera.
“Ishte një kënaqësi që të takohesha më presidentin, me kërkesën e tij për të diskutuar në lidhje me zgjedhjet e ardhshme vendore, qëndrimi im ishte shumë I qartë që të shpallet sa më shpejt kjo datë , sepse një orë e më parë qytetarët e Shqipërisë duhet të shpëtojnë nga kjo zgjedhje moniste në pushtetin vendor, që ka ardhur si rezultat i një degradimi të plotë. Data konkrete mendoj se i takon presidentit të republikës dhe nuk besoj se një javë më pak apo më shumë është e rëndësishme, është ai që do të gjykojë pasi ka gjykuar aktorët. E rëndësishme është që data të zbulohet sa më parë e partitë të marrin masa për tu përgatitur për zgjedhjet. Për mua çdo datë është e pranueshme, e papranueshme është që prej katër vitesh kemi një pushtet vendo të paligjshme. Mjafton të shihni shembjen e teatrit, aferën e inceneratorëve. Për mua tani të bëhen zgjedhjet është një lajm I mirë. Në çdo rast Partia e Lirisë do të marrë pjesë, sikur edhe të gjitha partitë të bojkotojnë.”- tha Meta.
Fraksion.com