AktualitetTë fundit

“Të gjitha poshtërsitë Rama i ka bërë”, Meta: Vendimet e mia asnjëherë nuk kanë cenuar SHBA-të, mund të kenë penguar iniciativat personale të dikujt

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi sot se marrëdhëniet e tij me SHBA-të janë të shkëlqyera dhe se vendimet e tij asnjëherë nuk i kanë cenuar.

Meta tha në “A show” në Syri TV se veprimet e tij mund të kenë penguar iniciativat personale të dikujt.

“Të gjitha poshtërsitë Rama i ka bërë duke përdorur SHBA. Edi Rama e ka futur këtë lloj poshtërsie. Amerika është gjithmonë me popullin. Nuk kam pasur ndonjëherë ndonjë problem me Amerikën”, tha Meta.

Sipas tij, tensionet në momente të caktuara kanë ndodhur pasi ambasadorët herë pas here janë manipuluar nga faktorë te ndryshëm ne Shqipëri.

 

 

“Gjithçka që mund të jetë vënë re si tension në momente të caktuara  ka qenë rezultati i manipulimit të tyre nga persona të caktuar, ata janë manipuluar nga faktorë të ndryshëm dhe te mua kanë parë një pengesë si një mbrojtës jo vetëm të interesave kombëtare, por edhe raporteve strategjike”, tha ndër të tjera Meta.

Pyetje: Keni pasur informacione që që në momentin e parë të fillimit të mandatit të tij në Shqipëri ambasadori LU ka qenë i interesuar për të krijuar një klimë jo dashamirëse ndaj figurës tuaj publike. Unë nuk jam në gjendja ta konfirmoj, por keni pasur ju ndonjë informacion?

Ilir Meta: Nuk besoj se SHBA apo ndonjë ambasador ka pasur apo ka ndonjë problem me mua. Gjithçka që mund të jetë vënë re si tension në momente të caktuara  ka qenë rezultati i manipulimit të tyre nga persona të caktuar, ata janë manipuluar nga faktorë të ndryshëm dhe te mua kanë parë një pengesë si një mbrojtës jo vetëm të interesave kombëtare, por edhe raporteve strategjike.

Unë i referohem raportit tim me SHBA. Pse ka qenë i shkëlqyer? Sepse unë kam qenë i vërtetë në raportin me SHBA dhe gjithmonë qëndrimet e mia nuk kanë cenuar interesat strategjike të SHBA.

Unë nuk jam shqetësuar asnjëherë, nuk kam folur kurrë në emër të Amerikës. Flas në emër të Ilir Metës dhe atë që përfaqësoj. Rama flet gjithë kohës në emër të SHBA-së, në emër të Vuçiç. Amerika kam thënë, është gjithmonë me popullin në fund të ditës. Nëse populli duron padrejtësinë, shtypjen. Unë nuk kam pasur asnjëherë problem me Amerikën. Kurdo që të ketë një problem me mua, unë do iki atje, madje me shpenzimet e mia. Në Amerikë jam më i sigurt se në Shqipëri sepse është vend më demokratik. Për amnistinë fiskale, Rama nuk do i pyesë. Për luftën kundër korrupsionit, Rama nuk do t’i dëgjojë ndërkombëtarët.

 

Fraksion.com