Skema Kombëtare, rinovim i plotë i flotës së anijeve të peshkimit
Flota e anijeve të peshkimit po i nënshtrohet rinovimit të plotë falë edhe mbështetjes së qeverisë për këtë industri.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale foto nga kantieri i rinovimit të infrastrukturës së anijeve të peshkimit.
AZHBR ka nënshkruar 26 kontrata për rinovimin e flotës nga të cilat 11 kontrata për riparim të përgjithshëm të anijes dhe 15 kontrata për zëvendësim apo riparim motori, dokim periodik dhe gjeneratorin detar.
Sektori i Peshkimit mbështetet për herë të parë nga qeveria shqiptare nëpërmjet Skemës Kombëtare Mbështetëse me dy masa, masën e rinovimit të infrastrukturës së anijeve të peshkimit dhe masën e mbështetjes me 40 lekë/litër për karburant të shpenzuar nga anijet e peshkimit, me buxhet në dispozicion 400 milionë lekë.
Për nxitjen e këtij sektori qeveria ka krijuar një sërë lehtësish fiskale, si heqjen e akcizës për karburantin, heqjen e taksës së karbonit, zero TVSH për rrjetat, anijet, pajisjet elektronike, zero TVSH frigoriferëve, motorëve të anijeve të peshkimit, etj.
Referuar të dhënave të INSTAT në 3-mujorin 2022, zënia e peshkut nga të gjitha kategoritë ujore, ka qenë 20.503 tonë nga 16.892 tonë që ishte në vitin 2021, duke shënuar një rritje me 9,53 %.
Në sektorin e peshkimit në vendin tonë operojnë mbi 210 anije peshkimi.
Fraksion.com