AktualitetPolitikëTë fundit

Raporti i MB italiane, Balliu: Ndragheta dhe mafia shqiptare kanë në epiqendër të bashkëpunimit pastrimin e parave

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu reagoi sot pas publikimit të raportit të Ministrisë së Brendshme italiane.

“Raporti i fundit i Ministrisë së Brendshme Italiane tregon për forcimin e pozitave të mafies shqiptare. Sipas këtij raporti ajo ka arritur të zgjerojë influencën nëpërmjet një marrëdhënie të ngushtë me organizatën famëkeqe Ndrangheta”, tha Balliu në një deklaratë për mediet nga selia e PD.

“Raporti i fundit i Ministrisë së Brendshme e tregon qartazi që Ndragheta dhe mafia shqiptare kanë në epiqendër të bashkëpunimit pastrimin e parave të pista.   Raporti i nismës globale kundër krimit të organizuar ndërkufitar tregon se në vitet e fundit në Tiranë janë pastruar 1.3 miliard euro në sektorin e ndërtimit”, shtoi Balliu.

“Kriminalizimi i ekonomisë kombëtare është një plagë e madhe dhe afatgjatë për vendin. Nuk janë vetëm protagonistët fajtorë, por edhe sehirxhinjtë e sistemit të drejtësisë. Me pushtetarë të tillë, që fryjnë llogaritë personale dhe zhysin vendin në xhepat e mafias vendase dhe ndërkombëtare, Tirana dhe Shqipëria janë në rrezik”, përfundoi Balliu.

 

Fraksion.com