Rama në Durrës: Brenda javës vendosim çmim tavan për naftën për të gjithë peshkatarët! Furnitorët s’do nxjerrin fitim nga djersa juaj
Çmimi tavan i naftës për peshkatarët në të gjithë bregdetin shqiptar do të jetë i njëjtë dhe ky do të caktohet brenda javës nga Ministria e Bujqësisë dhe qeveria. Kështu bëri me dije kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me peshkatarët në këtë qytetet, teksa u shpreh se kjo bëhet për të shmangu abuzimin që mund të bëjnë furnitorët e naftës me peshkatarët.
Do vendoset një çmim unik tavan për të gjithë peshkatarët në të gjithë vijën e bregdetit i detyruar dhe askush nuk do të bëj dot asnjë qindarkë lëvizje nga ky çmim por do t’i shërbeje peshkatarëve pa asnjë lëvizje nga çmimi i detyruar tavan. Këtu nuk mund të ketë vend që të nxjerrin fitime nga djersa juaj duke bërë xhibla me furnizimin. Nuk do ta lejojmë të ketë një dallim mes një furnitori apo një tjetri. Të gjithë furintorët e naftës për peshkimin do ta kenë çmimin njëlloj të vendosur nga Ministria e Bujqësisë dhe kjo do të behët brenda javës. Kush nuk e bën do të detyrohet që të dorëzojë depozita.’- u shpreh Rama.
Në fjalën e tij kreu i qeverisë u ndal tek zhvillimet që janë bërë në sektorin e peshkimit për të cilin tha se ky sektor është rilindur, pasi ka qenë krejtësisht i braktisur dhe i shkatërruar.
‘Ju binte më lirë të ngarkonit anijet me naftë në Itali dhe më pas të vinit të peshkonit. Rreth 90% ishit informal, kjo pasi nuk kishit asnjë shans që t’i mbijetonit formalizimit me atë braktisje totale. I gjithë volumi i punës së jashtë zakonshme përkthehej në diçka në midis 20-35 milionë euro eksporte. Ambicia është për të bërë shumë më tepër. Shqipëria është të shkojmë në 1 miliard euro eksporte.’- u shpreh Rama.
Kryeministri Rama u shpreh se në Durrës do të ndërtohet markata më e bukur Mesdheut.
‘Gjithë kjo zonë do të kthehet në një zonë turistike. Këtu do të bëjmë një markatë peshku më të bukurën e të gjithave. Këtu do bëjmë diçka që do të shkojë përtej me ambicien që të jetë markata më e bukur e Mesdheut.’- u shpreh Rama.
Fraksion.com