AktualitetPolitikëTë fundit

Meta: S’ka rëndësi data e zgjedhjeve, e rëndësishme të rikthehet pluralizmi në një pushtet që aktualisht është monist

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur pas takimit me presidentin Ilir Begaj në Presidencë. Meta tha se nuk është e rëndësishme data e zgjedhjeve, por ajo i takon presidentit. Sipas tij, e rëndësishme është që të partitë politike të jenë gati për zgjedhje dhe përmes këtyre zgjedhjeve të rikthehet demokracia në vend.

“Ishte një kënaqësi që të takohesha me presidentin e Republikës, me kërkesën e tij për të diskutuar lidhur me zgjedhjet e ardhshme vendore. Qëndrimi im është i qartë sa më parë të shpallet data në respekt të afateve kushtetuese e ligjore dhe besoj se kështu do të ndodhe. Qytetarët e Shqipërisë duhet të shpëtojnë nga kjo zgjedhje moniste në pushtetin vendor , nga ky shpërdorim skandaloz që po i bëhet taksave të tyre”, tha Meta.

“Pushtet tërësisht monist vendor. Jam i sigurt se rikthimi i opozitës, në këshillat bashkiakë do të japë kontribut në forcimin e llogaridhënies në vend. Data konkrete i takon presidenti të republikës. Nuk besoj se një javë më parë apo një javë më shumë është e rëndësishme. Presidenti ai që duhet të gjykojë pasi ka dëgjuar aktorët. Data duhet të dihet sa më parë. KQZ duhet të ndërmarrë veprimet për të përgatitur zgjedhjet. Partitë duhet të marrin masa për t’i përgatitur për zgjedhjet dhe ata që kanë dëshirë të kontribuojnë si kandidatë që të dinë datën e kësaj feste të demokracisë. Për mua çdo datë është e pranueshme. E papranueshme është se ne kemi prej 4 vitesh një pushtet vendor të paligjshmen. Siç është dhe shkatërrimi i Teatrit Kombëtar, afera e inceneratorëve dhe kaq shumë dëme të mëdha që i janë bërë Tiranës dhe shumë bashkive të tjera. Për mua tani të bëhen zgjedhjet, është lajm i mirë. Në çdo rast, një parti do të marrë pjesë, sikur të tjerat mos të marrin pjesë, Partia e Lirisë.”, tha Meta.

 

Fraksion.com