AktualitetPolitikëTë fundit

“Erdhi një e-mail anonim nga një person me përvojë sigurimsi”, Meta: Ndryshoi emrin nga Edvin, në Edi! Është dosje e gjallë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta foli për akuzat në drejtim të tij se ka qenë pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit. Meta deklaroi në “Shijak TV” se një e-mail anonim nga një person me përvojë sigurimsi ka vënë në alarm socialistët të cilët sipas tij brenda ditës kanë marrë 7 vendime të paligjshme.

Ai u shpreh se ka hedhur firmë për pastërtinë e figurës së tij sa herë ka marrë një post të rëndësishëm dhe theksoi se nëse verifikohet një paligjshmëri e tillë duhet dërguar çështja në prokurori.

“Ai ka ndryshuar emrin e tij nga Edvin në Edi në gjendjen civile. Në këtë rast tregon se ka diçka të fshehur. I qëndroj fjalës, Edi Rama është një dosje e gjallë e paligjshmërisë dhe krimit. Kjo është një betejë e cila nuk ka disa episode por është një betejë e cila do të jetë një vazhdimësi të qartë dhe një fund të qartë.

Edi Rama e kapi reformën me ndihmën e zotit Basha. Në këtë situatë kur ka rënë shteti ligjor. Çdo institucion është i kontrolluar nga Edi Rama. Edhe zgjedhjet vendore në çdo rast janë një lajm i mirë sepse merr fund shteti monist. A i ke parë në Shijak si digjen plehrat. Unë kuptoj zhvillimet në Partinë Demokratike. Sa i takon institucioneve të pavarur, shikoni ERE-n. Apo Autoritetin e Dosjeve.

Unë iki në 24 korrik nga presidenti. Në 25 erdhi një e-mail anonim që u tregon këtyre se si një dorë e mistershme ka ruajtur këtë që me përgjues ka spiunuar shokun e tyre të klasës. Këta alarmohen dhe për një ditë marrin 7 vendime të paligjshme. Unë me ligj kur kam kandiduar për president, kam firmosur. Nëse të del diçka ke të drejtë të më çosh në prokurori. E-maili është dërguar nga një person me përvojë sigurimsi. Krijuan një tmerr ata atje”, u shpreh Meta.

 

Fraksion.com