AktualitetPolitikëTë fundit

“Biseda që zgjati 40 minuta”: Detaje nga takimi Meta-Berisha në selinë blu: Partia e Lirisë do të mbështesë kandidatët e PD

Zbulohen detaje nga takimi i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe kreut të PD Sali Berisha.

Gazetari Osman Stafa tha për Balkan Web se fokus i këtij takimi ka qenë aksioni opozitar.

Takimi mes dy liderëve ka zgjatur rreth 40 minuta. Kreu i Partisë së Lirisë në këtë takim ka qenë i shoqëruar nga deputeti Petrit Vasili.

 

“Janë takime që nga të dy personazhet po tentohen të mbahen jashtë fokusit të medias. Në këtë takim është diskutuar në lidhje me aksionin opozitar dhe përveç qasjes opozitare diskutime janë bërë edhe për çështjet zgjedhore lokale të vitit 2023. Ekziston një mundësi që partia e Lirisë të mos ketë kandidatet e saj por të mbështetë kandidatët e PD”, raportoi gazetari Osman Stafa.

 

foto galeri

foto galeri

foto galeri

 

Fraksion.com