AktualitetTë fundit

Punonjësi i IT-së në Ministrinë e Brendshme, mesazh live gazetarit në emision: Sistemi MEMEX është thyer, nuk dimë çfarë është prekur

Sistemi MEMEX është thyer dhe ende nuk dimë se çfarë është prekur realisht.

Ky ishte mesazhi që një punonjës IT në Ministrinë e Brendshme i dërgoi gazetarit Muhamed Veliu, teksa ishte ‘live’ në emisionin “Top Story”, ku sonte po diskutohet për sigurinë kombëtare.

“Është një nga 80 punonjësit e IT-së në këtë ministri, që më tej më thotë se ende nuk e dinë si është kapur sistemi TIMS”, tregon Veliu.

Hakerat e Home Land Justice publikuan këtë të hënë një  listë me 105 mijë emra personash të dyshuar nga policia për vepra të ndryshme penale.

Formati i publikimit të këtyre emrave nuk i përket asnjë sistemi në polici por të dhënat dyshohet se janë marrë nga sistemi MEMEX në Policinë e Shtetit pas sulmit kibernetik të 9 shtatorit.

Në listat e publikuara janë vetëm foto të personave me gjeneralitete të plota por jo arsyeja se përse ata cilësohen si të dyshuar nga ana e policisë./tch

 

Fraksion.com