Horoskopi javor, 3-9 tetor 2022
Dashi
Këtë javë do jetë jeta profesionale ajo që do ju shqetësojë më shumë. Do ju duket shpesh sikur nuk do kuptoheni nga shefat dhe nga ana tjetër nuk do i dëgjoni aspak këshillat që do iu jepen. Nëse jeni në një lidhje nuk duhet ta teproni me kërkesat sepse partneri do ndihet keq kur të mos ua plotësojë dot të gjitha. Tregohuni realistë dhe gjërat kanë për t’iu ecur për mrekulli. Ju beqarët mire do jetë të mos luani shumë me zjarrin nëse nuk doni të digjen keq. Po i morët gjërat shtruar gjithçka do ju ecë më mirë. Financat do jenë në një gjendje delikate kështu që duhet të shmangni çdo lloj shpenzimi të tepruar. Shëndeti nuk do jetë i keq. Çlodhuni sa të mundni dhe shmangni qëndrimin në diell apo erë të fortë. Në pune do jeni tejet të ngarkuar dhe në disa momente nuk do dini çfarë të bëni më pare. Ecni me plane.
Demi
Këtë javë duhet të tregoheni më tolerantë dhe më të kuptueshëm me të gjithë që gjërat t’iu ecin mirë. Nëse jeni në një lidhje do i kaloni sfidat që do ju dalin këtë periudhe dhe gjendja do filloje të përmirësohet ndjeshëm. Ju beqarët do keni ditë të paqëndrueshme dhe nuk do arrini dot ta gjeni shpirtin tuaj binjak. Do ju duhet ende kohë të prisni për ndryshime. Buxheti ka për të qenë i paqëndrueshëm kështu që mundohuni të shpenzoni me kursim dhe duke menduar për të ardhmen. Gjendja shëndetësore do lerë shpesh për të dëshiruar. Mos e teproni me ushqimin. Në punë do ecni me plane dhe kjo do ju çojë shpejt në rrugën e duhur.
Binjakët
Kjo javë do jetë përgjithësisht e këndshme. Komunikimi juaj me të gjithë do jetë i shkëlqyer dhe kjo gjë do ju ndihmojë në planin profesional dhe personal. Përfitoni të kërkoni çdo gjë që do doni sepse askush nuk do ju thotë dot jo. Nëse jeni në një lidhje do preferoni që çdo moment të lirë ta kaloni me atë qe keni ne krah. Pas mesit të javës mund të mendoni edhe për disa pushime në fundjavë. Ju beqarët ka rrezik të mbeteni vetëm edhe pse do e kërkoni në çdo moment princin tuaj të kaltër. Financat do jenë të turbullta në çdo moment dhe nuk do dini çfarë të bëni për ta ndryshuar situatën. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e mirë. Tre ditët e para do jeni të stresuar dhe do ndiheni pa fuqi. Në punë tregohuni me autoritarë atje ku ju takon dhe zgjidhini me diplomaci të gjitha problemet që do ju dalin. Kujdes nga intrigat e disa miqve të supozuar.
Gaforrja
Do ndiheni shumë të përhumbur gjatë kësaj jave dhe nuk do përqendroheni tek gjërat thelbësore. Ndonjëherë do harroni edhe disa detaje të rëndësishme. Nëse doni që gjithçka të kthehet në favorin tuaj bëni plane dhe reflektoni me kujdes para se të veproni. Ata që janë në një lidhje mund të kenë edhe debate me personin që kanë në krah, por do i kalojnë shpejt të gjitha. Ju beqarët do jeni tërheqës dhe do merrni propozime pa fund. Që nga e mërkura mund ta ndryshoni edhe statusin. Në planin financiar do e dini mirë çfarë hapash të hidhni dhe gjendja do mbetet e kënaqshme. Shëndeti do jetë shumë herë më i mirë dhe nervoziteti do kalojë që ditët e para. Po u kujdeset më tepër për ushqimin do jeni në një gjendje akoma më të kënaqshme. Në pune do jeni produktive, por do ju duhet më shumë reflektim e përqendrim për të arritur me shpejt atje ku keni dashur.
Luani
Ruajini objektivat gjatë kësaj dite dhe mos ndryshoni asgjë edhe pse në shumë momente mjedisi do ju bëjë të keni dyshime. Ju që jeni në një lidhje ka rrezik ta kaloni partnerin në plan të dytë duke u marrë fillimisht me disa probleme familjare. Flisni sa më hapur me të dhe shpjegojani me kujdes situatën. Ju beqarët do keni disa probleme dhe nuk do e keni shumë mendjen për të flirtuar me. Financat do mbeten të mira deri në momentin që ju do shpenzoni shuma të mëdha. Shëndeti nuk do jetë shumë i mirë për shkak të stresit dhe ankthit që do ju pushtojë shpesh. Fatmirësisht jeta profesionale nuk do jetë e keqe dhe gjërat do ju ecin mirë. Disa madje mund edhe të ndryshojnë profesion dhe të fitojnë më tepër.
Virgjëresha
Për ju çdo gjë ka për të shkuar për mrekulli gjatë kësaj jave. Dielli, mjedisi ku do jetoni dhe të afërmit do ju shtojnë gëzimin dhe buzëqeshjen. Ju të dashuruarit do i shprehni më tepër ndjenjat dhe këtë do e bëjnë me mënyra nga më të veçantat. Partneri nga ana tjetër do iu dashurojë pa dorashka dhe emocionet do jenë të njëpasnjëshme. Ju beqarët vërtet do lodheni tej mase duke joshur, por rezultatet që do arrini do iu çlodhin menjëherë. Me financat nuk do i keni punët mirë. Do shpenzoni pa menduar dhe do rrezikoni tej mase. Shëndeti do varet tej mase nga mënyra e të ushqyerit. Po e tepruat me vaktet, me yndyrën dhe me kripën duhet të përgatiteni për probleme. Në punë do jeni këmbëngulës dhe të vendosur për të arritur atje ku dëshironi. Mund të lodheni disi, por do arrini atje ku doni.
Peshorja
Mendohuni mirë këtë javë dhe mos bëni gjëra të pamenduara me kujdes. Kreativiteti do ju ndihmojë të arrini më lart. Ju të dashuruarit do jeni të stresuar shumicën e kohës dhe shumë gjëra kane për t’iu ecur keq. Do i bërtisni në shumë momente atij që keni në krah dhe nuk do mbani përgjegjësi as për ndonjë zgjedhje të gabuar që do bëni. Ju beqarët do jeni të palogjikshëm dhe do i merrni gjërat ashtu si t’iu vijnë. Sektori i financave do ketë ndryshime pozitive fale edhe mbështetjes së pakushtëzuar të familjareve. Shëndeti mund te ketë shqetësime të vogla ditët e para, por pas të martës gjendja do jetë shumë më e stabilizuar. Në punë do i kaloni një e nga një të gjitha vështirësitë dhe do jeni më të motivuar për të ecur përpara.
Akrepi
Gjate kësaj jave do preferoni të mendoheni e të reflektoni gjatë para se të hidhni çdo lloj hapi. Ju të dashuruarit edhe pse nuk do keni shumë kohe për të qëndruar me partnerin tuaj do gjeni kohë dhe do i sqaroni edhe dyshimet që keni pasur. Harmonia dhe buzëqeshja do ju rikthehen si më parë. Ju beqarët nuk duhet të tregoheni të nxituar sepse personat që mund të afroni pas vetes mund t’iu krijojnë më shumë çaste të hidhura sesa të gëzuara. Me shpenzimet do jeni impulsivë dhe kjo ka për të sjellë probleme të njëpasnjëshme. Nuk do arrini të kryeni dot as shpenzimet më të domosdoshme. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e shkëlqyer. Mund të keni shqetësime nga mëlçia ose stomaku të cilat nuk duhen lënë pas dore. Në punë vështirësitë do jenë të mëdha dhe vetëm me këmbëngulje dhe vendosmëri do ja dilni.
Shigjetari
Këtë javë nuk duhet t’i përshpejtoni aspak gjërat sepse do futeni në rrugë të gabuara. Nëse jeni në një lidhje nuk duhet të shqetësoheni aspak sepse planetët do mendojnë për gjithçka. Marrëdhënia me partnerin ka për të qenë e mrekullueshme. Ju beqarët do afroheni akoma më shumë me disa persona që keni pëlqyer prej kohesh dhe do siguroheni se ata janë të duhurit. Për financat do jetë një javë e trazuar. Shpesh do gjendeni edhe në vështirësi për të kryer shpenzimet. Për shëndet akoma më të mirë duhet të lini sa më parë duhanin, të ushqeheni mirë dhe të mos neglizhoni aktivitetin fizik. Në punë nuk do ju dalë asnjë lloj problemi, kështu që çdo gjë ka për t’iu ecur sipas planeve.
Bricjapi
Gjatë kësaj jave do jeni më rezistentë dhe shumë më të gatshëm për të bërë gjithçka që do ju sjellë kënaqësi. Për ju që keni një lidhje do jetë periudhë harmonike. Do përjetoni emocione të mëdha falë përkujdesjes dhe surprizave që do iu përgatisë partneri. Gjithsesi para se të merrni vendime me rëndësi reflektoni mirë. Sipas Dritare.net, ju beqarët do keni një takim të papritur dhe mund të merrni propozime romantike. Perspektivat materiale do jenë të mrekullueshme. Do keni mundësi të kryeni edhe transaksionet që keni dashur. Do jeni në formë të mirë fizike dhe morale. Mire është që të keni pak më shumë kujdes me ushqimet pikante. Në planin profesional tregohuni më të hapur dhe tentoni gjëra të reja. Mund t’ia dilni mbanë dhe të ndryshoni tërësisht të ardhmen.
Ujori
Jupiteri dhe Mërkuri do ju ndihmojnë të ngjitni pikat më të larta dhe të arrini mrekullitë. Do jeni intelektualë dhe shumë të matur. Ju të dashuruarit ka rrezik që ditët e para të keni debate me partnerin dhe kjo mund të kërcënojë qëndrueshmërinë. Pranoni të diskutoni qetësisht në mënyrë që të gjeni një zgjidhje. Ju beqarët nuk duhet të shpresoni më kot të takoni personin e ëndrrave sepse nuk do keni fat. Klima në planin financiar do jetë paksa konfuze. Mendohuni mirë para se të bëni shpenzime të mëdha. Shëndeti nuk do jetë problematik përveçse mund të ndiheni hera herës të lodhur. Gjeni kohen e duhur për të bërë ndonjë pushim të vogël. Në punë, edhe pse do iu dalin pengesa përsëri do arrini në piken ku keni dëshiruar gjithmonë.
Peshqit
Gjatë kësaj jave mundohuni ta lini veten më të lirë dhe t’i shprehni ato që ndieni. Dijeni se intuita nuk do ju lërë të gaboni. Jeta juaj në çift do jetë në qendër të vëmendjes. Pasioni do të rindizet dhe emocionet do jenë më të mëdha sesa mendonit. Shfrytëzojeni sa të mundeni çdo ditë. Ju beqarët nuk duhet të dëshpëroheni edhe pse nuk do e gjeni personin e ëndrrave. Dilni me miqtë dhe humbni mendjen. Nëse i menaxhoni me kujdes financat do e vendosni ekuilibrin dhe do ndiheni më të qetë. Shëndeti do jetë pak delikat. Mundohuni mos e teproni me lodhjen dhe të hani në mënyrë të ekuilibruar. Në punë do keni disa vonesa me marrjet e përgjigjeve që keni pritur, por në fund do arrini atë që keni dëshiruar gjithmonë.
Fraksion.com