AktualitetPolitikëTë fundit

“Historia do të vijojë”, Berisha për financimet ruse: Ekziston një dosje “Mitrokhin”! Rama i mbylli hetimet Bashës me urdhër të…

Kryetari i Partisë Demokratike, në fjalën e tij në Kuvend, tha se historia ruse do të vijojë.

Ai shtoi se Rama i mbylli hetimet për ish kreun e PD Basha, me urdhër të rusëve ose për ta marrë peng.

“Këtij sulmon opozitën flet për PD dhe financimet. PD nuk ka marrë kurrë asnjë financim rus, nëse i ka marrë i ka marrë Basha, U them se PD u themelua si parti e interesit kombëtar dhe i ka rezistuar rusëve. Rama njeriu që e dinte se janë financime ruse dhe i deklaroi Bashës në 2018 se ke futur duart në xhepat rus i mbylli dosjen e për këtë ka fakte. Hetimi është qesharak. PD ka krijuar komision hetimor dhe kërkon Bashës të tregojë cila është origjina e parave. Ka një raport zyrtar por në bllokimin e hetimit përgjegjësi ka Rama i cili ose e bllokoi për ta marrë peng Bashën ose me urdhër të atyre që i ka dhënë dhënë paratë. Ju them ekziston një dosje në Mitrokhinë, të shohë Rama kë do të gjejë në atë dosje. Historia ruse do të vijojë”, tha ai.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com