AktualitetBota+Të fundit

Finlanda dhe Polonia ftojnë në takime ambasadorët rusë

Finlanda dhe Polonia thanë se kanë ftuar në takime ambasadorët rusë në vendet e tyre, për të dënuar përpjekjen e Rusisë për aneksimin e paligjshëm të katër rajoneve ukrainase.

Ministria e Jashtme e Finlandës tha në një postim në Twitter, më 3 tetor, se kishte thirrur ambasadorin rus “për t’i shprehur dënimin më të ashpër për referendumet e rreme dhe shpalljen e aneksimit të paligjshëm të rajoneve të pushtuara ukrainase nga Rusia, një shkelje e hapur e sovranitetit të Ukrainës, integritetit territorial dhe Kartës së OKB-së”.

Në Poloni, zëvendësministri i Jashtëm, Marcin Przydacz, i tha TVN24 më 3 tetor se e kishte ftuar për takim ambasadorin rus në orën 11:00, sipas kohës lokale, për të diskutuar “për veprimet e javës së kaluar të Rusisë “.

Presidenti rus, Vladimir Putin ,më 30 shtator nënshkroi dekretet që zyrtarizojnë përpjekjen e Rusisë për të aneksuar rajonet e Ukrainës: Donjeck, Luhansk, Herson dhe Zaporizhja, pjesë të të cilave janë të pushtuara nga forcat ruse.

Komunitetit ndërkombëtar ka dënuar përpjekjet e Rusisë për të aneksuar paligjshëm këto rajone.

Ditën që Putini nënshkroi dekretet e aneksimit, tri shtete të Baltikut i kanë bërë thirrje NATO-s që të nisë procedurat e përshpejtuara për të pranuar Ukrainën në aleancën perëndimore.

Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, duke nisur luftën më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Konflikti ka lënë të vdekur dhjetëra mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur./REL

 

Fraksion.com