“Erdogan nuk jep dot urdhra”, Rama: Jemi vend sovran. Ishte kërkesë që na bëhej prej kohësh
Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me mbylljen e kolegjit Turgut Ozal.
Ai zbuloi se kjo ishte një kërkesë që prej kohësh i bëhej nga presidenti turk, duke theksuar se nuk ishte urdhër por kërkesë.
“Këtu në Shqipëri ka shumë institucione që i përkasin të gjithë këtij zinxhiri. Presidenti Erdogan nuk ka dhënë asnjë urdhër dhe nuk jep asnjë urdhër. Nuk e jep dot në një vend sovran. Nuk është urdhër, por një kërkesë, historike.
Nga ana tjetër, ka qenë një kërkesë që është bërë gjithmonë dhe ne ndërkohë, kemi vepruar sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë. Nuk kemi vepruar sipas opinioneve apo spekulimeve që bëhen këtu, por sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë”, theksoi ai.
Fraksion.com