“Do t’u nxjerr gjithë dosjen e Gentian Sharrës, edhe sot je i implikuar”, Berisha akuza Ballës, kreu i Grupit të PS: Denonco Lulin nëse ke prova
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputeti socialist Taulant Balla janë përplasur sot në Parlament. Berisha e akuzoi Ballën si të lidhur me Gentian Sharrën, ndërsa u shpreh se do ti publikojë atij dosjen që e implikon edhe sot. Ndërkohë që Balla i kërkoi Berishës që të bëhet burrë dhe të kallëzojë në Prokurori ish kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Debatet:
Berisha: Njeriu që sapo foli është me disa mbiemra droge, megjithatë unë në respekt të qytetarëve po kthej përgjigje. E vërteta është që në marrëveshjen që bëri Rama me CEZ i shkaktoi Shqipërisë 630 mln dollarë fatura që CEZ i detyrohet Shqipërisë. Kjo ishte marrëveshja e tij me Fylen.
CEZ e peshoi në kandar Edi Ramën dhe në kundërshtim flagrant me ndihmën e arbitrit shqiptar Rama firmosi marrëveshjen më të madhe korruptive në historinë e vendit në një kompani që i detyrohej fatura 620 mln dhe detyrohej dëme të tjera 3 mld e 200 mln euro. Kur del këtu më mirë sill Gentian Sharrën. Zotëri Do t’u nxjerr gjithë dosjen e tij, të gjitha transkriptet, të shohësh që edhe sot je i implikuar me të.