AktualitetTë fundit

Dhunohen 2 vëllezër trafikantë droge në autostradën Tiranë-Durrës. Njëri prej tyre merret peng nga 4 persona

Një sherr mes disa personash ka ndodhur të dielën pasdite në autostradën Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Maminasit, ku protagonistë janë dy vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiraj.

Burime bëjnë me dije se ata po udhëtonin me motor nga Durrësi në drejtim të Tiranës, kur një automjet u ka prerë rrugën pranë mbikalimit të Maminasit. Vëllezërit Beqiraj janë rrahur me 4 personat që ndodheshin në makinë.

Këta të fundit e kanë mbajtur peng për disa minuta Indrit Beqirajn. Burimet sqarojnë se “autorët e morën në makinën e tyre Indrit Beqiraj, por e lëshuan pasi kishin ecuer 500 metra, sapo diktuan se po ndiqen nga policia”.

Sakaq Indrit Beqiraj shkoi në komisariat bashkë me vëllanë.  Ata pretenduan para hetuesve se ngjarja ndodhi për motive të dobëta, si pasojë e përplasjes së motorrit me automjetin dhe në debat e sipër degradoi në dhunë dhe pengmarrje.

Policia ka dyshime se nuk është konflikt i çastit pasi palët kishin njohje dhe mund të kenë pasur konflikte të mëparshme. Policia e Durrësit po punon për të zbardhur ngjarjen dhe po hetohet si heqje e paligjshme e lirisë.

Dy vëllezërit rezultojnë me precedentë të mëparshëm penal, pasi janë arrestuar në vitin 2013 për mbajtje të armëve pa leje si dhe për prodhim dhe shitje narkotikësh.

 

Fraksion.com