Del nga SPAK ish-drejtoresha e ARRSH-së Sonila Qato. Ja se çfar dëshmoi
Sonila Qoto, ish-drejtoreshë e ARRSH-së ka përfunduar dëshminë e saj në SPAK.
Në një prononcim të shkurtër para gazetarëve, Qato tha se ajo është thirrur për të dëshmuar si person se ka dijeni, ndërsa risolli në vëmendje se edhe dorëheqjen si drejtoreshë e ARRSH e dha në mënyrë që t’i jepet mundësi SPAK që të kryejë hetimet dhe të japë drejtësi.
Qato u pyet për hetimin e SPAK për rrugën Arbrit pas kallëzimit nga kompania ‘Gjoka’.
Kujtojmë se ish drejtoresha e ARRSH-së dhe ish-ministrja e Shtetit, Sonila Qato është paraqitur ditën e sotme në SPAK, e shoqëruar nga avokati i saj,
Qaton është paraqitur para strukturës Anti-Korrupsion pas padisë së kryer nga KLSH për shkelje të barazisë në tendera në aksin Kardhiq-Delvinë.
Auditimi në ARRSH nga KLSH-ja është bërë për periudhën e veprimtarisë nga data 01.01.2017 deri në datën 31.07.2019, por për çfarë e ka paditur institucioni i kontrollit financiar Qaton? KLSH-ja thotë se “çështja që kemi kërkuar një hetim të thelluar nga ana e organit të Prokurorisë ka të bëjë me ligjshmërinë e zbatimit të procedurës së prokurimit me objekt: “Ndërtim rruga Kardhiq – Delvine, Loti 7, me fondin limit 2,332,573,946 lekë, të zhvilluar në korrik 2019”.
Fraksion.com