“Turp kryesisë”, Evi Kokalari për zgjedhjen e Xhaferit në krye të FRPD: Nuk merrem më me këtë nivel njerëzish
Një nga protagonistet e para të Foltoreve të Sali Berishës dhe Rithemelimit, Evi Kokalari, pas përfundimit të zgjedhjeve për kryetarin e forumit rinor të kësaj force politike, ka deklaruar vrasjen e çdo shprese për një Parti Demokratike të Rithemeluar.
“Sot ju vratë rininë dhe çdo shpresë që ata kishin në një parti të rithemeluar. Turp kryesisë që e lejoj këtë Turp kryesisë Une nuk merrem më me këtë nivel njerëzish. Qofshi të gjithë mirë!“, shkruan me zemërim dhe dëshpërim Kokalari në faqen e saj në FB.
Konkretisht kandidatët kanë marrë:
Alesia Balliu – 186 vota
Arnold Kariqi – 1683 vota
Artion Bajramaj – 528 vota
Barbara Doda – 452 vota
Besart Xhaferi – 5256 vota
Mariglend Doçi – 1292 vota
Fraksion.com