AktualitetLife StyleTë fundit

“Fjala e Berishës ka peshë”, mamaja e Armina Mevlanit tregon si u ndje nga deklarata në dasmë

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan dashurinë e tyre më 25 shtator. Në një dasmë me plot atmosferë, fjalën hapëse e kishte babai i Zenit, ish-kryeminstri Sali Berisha, i cili i emocionuar u shpreh: “Me dhuntitë e saj, mençurinë, mirësjelljen komunikimin, njerëzinë, dashurinë, arriti të pushtojë, jo vetëm zemrën e Shkelzenit, por edhe zemrat tona, të hyjë në zemrat tona si një vajzë e dytë!”.

Ndërsa, mamaja e Arminës, Moza Mevlani deklaroi tek ‘Rudina’ se u ndje shumë vlerësuar nga fjalët e Berishës. Kjo pasi, sipas saj, fjala e tij ka shumë peshë.

Ajo tha se fjalët e tij e kanë prekur dhe emocionuar pafund.

“Pas këtij fjalimi, e kam ndier veten të vlerësuar, sepse çdo njeri ka vlerat e veta në jetë, por vlerësimi që pati për vajzën time tregoi që ishte gjithçka, sepse fjala e tij ka peshë, mendja e tij ka peshë dhe unë e vlerësoj pa fund këtë fjalim”, tha ajo te ‘Rudina’.

Kujtojmë që  Armina ka thënë se dy nga momentet më emocionuese të dasmës së saj, ishin fjalimet e vjehrrit të saj, Sali Berishës dhe të atit, Arben Mevlani.

“Edhe për mua fjalimet e doktorit dhe të babit kanë qenë pjesa më emocionuese. Nga babi e prisja por nga doktori jo me thënë të drejtën, të thoshte diçka kaq të ndjerë e të lartësojë femrën dhe t’i japë femrës respektin dhe lëvdatat e duhura. Akoma e shikoj videon dhe mund të them se ka qenë ndër surprizat më të bukura të asaj mbrëmjeje”, ka thënë  e prekur blogerja.

 

Fraksion.com