AktualitetTë fundit

ERE kundër Ramës: Nga nesër çmimet e reja për fashën mbi 800 kwh

Enti Rregullator i Energjisë Elektrike, ERE, ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama njoftoi tërheqjen nga vendimi për të rritur çmimin e energjisë për fashën mbi 800 kwh, me 42 lekë për kilovat.

Përmes një njoftimi, ERE sqaron se ka ‘publikuar tashmë çmimet e përditësuara për konsumin e energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë, që konsumojnë mbi 800 kWh’.

Aktualisht këto çmime, sipas ERE janë të aplikueshme për periudhën 1 tetor deri më 31 dhjetor 2022.

“Në situatën aktuale të luhatshmërisë së lartë të burimeve të furnizimit me energji elektrike, nga prodhimi vendas, vendimmarrja e Entit Rregullator të Energjisë mbi ndryshimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike, është objekt rishikimi periodik. Ky rishikim do të kryhet në përputhje me ndryshimet e kostove të sigurimit të energjisë elektrike. ERE ka detyrimin të reflektojë çmimet e energjisë së konsumatorëve fundorë, kostot e furnizimit sipas burimit të siguruar të energjisë”, thuhet në njoftimin e ERE.

Njoftimi i ERE

Kujtojmë se ditën e sotme përmes një videomesazhi në faqen e vet zyrtare në Facebook, kryeministri Edi Rama bëri me dije se fasha 800 Kwh nuk do të hyjë në fuqi në tetor për konsumatorët familjarët.

 

 

Fraksion.com