Raportet me PD, Yuri Kim: U takuam me Alibeajn si kryetar në detyrë i Partisë Demokratike
Edhe pse PD kaloi një proces të gjerë zgjedhjes përgjatë një viti deri në finalizimin e zgjedhjes së kryetarit të saj Sali Berisha, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, thotë se deputetin demokrat Ekelejd Alibeaj e takon në cilësinë e kryetarit në detyrë i PD.
Në emisionin “Opinion”, Kim thekskoi se nuk do të takoj kurrë një person që është shpallur non grata nga SHBA, siç është Sali Berisha.
Kim tha mbështet dhe takon vetëm personat që njihen ligjërisht në funksionet që kanë dhe jo ata persona që kanë pushtet.
Pjesë nga intervista
Blendi Fevziu: Gjithashtu, dua t’ju pyes për marrëdhënien tuaj me Partinë Demokratike. Ju gjithnjë mbështesni një anë, Partinë Demokratike në Parlament, dhe me mbështetjen e Parlamentit, dhe në anën tjetër është Partia Demokratike, le të themi, e udhëhequr nga Sali Berisha. Problemi është se ju mbështesni këtë grup në Parlament. Por ky grup duket se ka dobësi në mbështetjen e bazës, dhe ana tjetër, grupi i cili ka më shumë mbështetje nga baza, ata nuk mbështetennga ju.
Ambasadorja Kim: Nuk do të…
Blendi Fevziu: Është një test matematike…
Ambasadorja Kim: Nuk është garë popullariteti për ne. Për ne ka të bëjë me shtetin ligjor. Ne u takuam me Z. Alibeaj në detyrën e tij si kryetar i grupit parlamentar dhe si kryetar në detyrë i Partisë Demokratike. Mendoj se është shumë e rëndësishme që të jemi të qartë mbi shtetin ligjor. Nuk mund thjesht të shkosh në anën e atij që ka më shumë pushtet. Do të ishte paligjshmëri.
Blendi Fevziu: Më shumë mbështetës…
Ambasadorja Kim: Mendoj se kjo është e diskutueshme por, sidoqoftë, e kuptoj çfarë doni të thoni. Për ne, si institucion, për mua si përfaqësuese e Shteteve t ë Bashkuara dhe Presidentit, unë takohem me njerëzit që njihen nga ligji. Këtë do të vazhdoj të bëj. Mund t’ju them se në asnjë moment nuk do të jetë e mundur për mua apo për ndonjë zyrtar të Shteteve të Bashkuara që të takohet me dikë që të përcaktuar nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor apo për minimin e dmokracisë. Kjo nuk do të ndodhë.
Blendi Fevziu: Nuk po flas për Zotin Berisha, por edhe për njerëzit e tjerë që janë mbështetës dhe janë në anën e tij të Partisë Demokratike. A keni marrëdhënie me këta njerëz?
Ambasadorja Kim: Ne flasim me persona të ndryshëm.
Fraksion.com