“Beteja ime sapo ka filluar”, Meta: Mes meje dhe Ramës, s’do ketë më kurrë bashkëpunim
“Nuk mund të këtë bashkëpunim me Ramën. Kjo është një çështje e qartë, njëri që shkel në mënyre të përsërit interesin kombëtar provokim shtetësinë, institucionet e Kosovës, kur ato kanë më shumë nevojë se kurrë për mbështetjen e Shqipërisë. Beteja ime sa ka filluar në 25 korrik. Në 25 vite do jem në krye të betejës për të rivendosur demokracinë për të dhënë Shqipërisë drejtimin e duhur.
I pyetur nëse ka si qëllim që të marrë lidershipin e opozitës, Meta tha se do vetëm që t’i rikthejë vendit rendin kushtetues dhe për këtë është gati të bashkëpunojë me çdo faktor të opozitës.
Këto janë në kuadrin e diversioneve të rilindjes. Sa i takon çështjes së energjisë e pamë që një politikan që u shfaq si i ri, Basha kishte energji vetëm për ët gënjyer, për të parë interesin personal dhe kurrë interesin kombëtar apo forcës politike që ai trashëgoi. Në rast të zotit Berisha këtu është si të flasim për moshën e rolandës ndërkohë që ia vazhdon dhe është më në formë se kushdo tjetër. Qëllimi im nuk është të luftoj për të marrë lidershipin e opozitës, është i qartë, qëllimi është përmbushja e një misioni për të cilin jam thërritur. 25 prilli ishte e qartë se ishte përpjekje finale për ekzekutimin e pluralizmit politik, kthimi im për të rivendosur rendin kushtetues, për ti kthyer vetëbesimin popullit të Shqipërisë. Do bashkëpunoj me faktorët që janë në opozitë që nuk duan të jenë peng të një shteti që nuk ekziston.
Fraksion.com