Kur do të flasë policia për fatin e Ervis Martinajt?
Policia e Shtetit do të japë një përgjigje përfundimtare për fatin e Ervis Martinajt kur të ketë prova.
I pyetur se përse nuk ka prova të reja për Ervis Martinajn kryeministri Rama tha se “Di të them që në momentin e parë që policia do të ketë provat e nevojshme do të ketë edhe komunikimin. Për sa kohë nuk ka komunikimin do të thotë që nuk ka ende provat e nevojshme”, tha Rama.
Kryeministri Rama ka dalë vetë në deklaratë për mediat menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave dhe ka komunikuar gjithashtu vendimin për rritje page për të gjithë punonjësit e policisë, policëve të burgjeve si dhe zjarrfikësve.
Fraksion.com