AktualitetPolitikëTë fundit

Ku gaboi Arben Ahmetaj? Rama: Organizimi i PS bëhet për zgjedhjet vendore, gjithçka përflitet janë përralla dhe gënjeshtra

Kryeministri Edi Rama ka komentuar largimin e Arben Ahmetaj si zv.kryeministër dhe nga drejtimi i qarkut Vlorë duke hedhur poshtë se mund të ketë lidhje me hetimin për inceneratorët apo me ndonjë informacion që mund të ketë marrë për shpalljen “non grata”.

“Këto janë përrallat që thashë edhe dje. Ju jeni në të drejtën tuaj të tregoni përralla duke kërkuar pas cdo vendimi e hapi, qëllime që nuk ekzistojnë. Natyrisht që është diçka që nuk do të ndodhte 10 vite më parë, por ndodh që për hir të lirisë së mediave, të spekulohet deri në ekstrem me lloj lloj shpifjesh e gënjeshtrash që vijnë nga qëllimi për të bërë lajm apo shpifur. Nuk di çfarë të them, Zoti i paftë të gjithë dhe të kujdeset për të gjithë. E vërteta e ka akoma më të vështirë të përçajë në këtë rrugë ku sundon gënjeshtra. Ne jemi në të drejtën tonë të bëjmë ndryshime organizative, i kemi bërë gjithmonë. Këto nuk kanë lidhje fare, kush jam unë në fund të fundit.

Se si organizohet një skuadër, është e drejta e skuadrës, nuk është e tifozëve dhe spektatorëve. Pse duhet të ketë bërë patjetër dicka që të lëvizë nga një pozicion. Pse nuk është më thjesht se kaq? Kur secili jep maksimumin, bëhen dhe riorganizime. Organizimi bëhet për zgjedhjet vendore, nuk ka të bëjë me përrallat e tjera”, tha Rama.

 

Fraksion.com