AktualitetPolitikëTë fundit

Çmimi i energjisë dhe kriza energjetike, Meta: Qeveria gënjen, ka dështuar së menaxhuari sistemin! Po mbifaturon shqiptarët

Kriza energjetike sipas kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta është më së shumti si shkak i keqmenaxhimit të sistemit nga ana e qeverisë. Në një deklaratë për mediat sot Meta i ka quajtur gënjeshtra deklaratat e kryeministrit Rama se nuk do të preket çmimi i energjisë elektrike për familjarët dhe bizneset e vogla. Meta tha se tashmë ka filluar mbifaturimi për qytetarët shqiptarë.

“Sapo dëgjuam gënjeshtrat që nuk do preken konsumatorët familjarë nga rritja më e fundit arbitrare e çmimit nga ERE nën diktatin e plotë të qeverisë. Ndërkohë që ka nisur denoncimet e mjaft qytetarëve që janë mbi faturuar ose që u është faturar energji ndërkohë që nuk kanë qenë në shtëpi gjatë muajve të fundit.

Kishim paralajmëruar që ata duhet të rrisin shumë vigjilencën që të mos vidhen e mbifaturohen nga punonjësit e papërgjegjshëm të OSHEE. Kjo situatë e pajustifikuar në themel të saj ka dështimet e qeverisë dhe kryeministrit aktual që pas 10 vitesh kërkon të shpëtojë, kriza e keqqeverisjes së tij thellohet në kurriz të qytetarëve të thjeshtë të pambrojtur. Dështimet e qarta dhe të pafundme në këtë sektor, dështimi i premtimit të pambajtur për diversifikimin e energjisë”, tha Meta.

 

Fraksion.com