AktualitetPolitikëTë fundit

“Të birin e mban me tre dado””; Mbyllja e kolegjit turk, Berisha: Rama mendon për karrigen e tij dhe jo për qytetarët

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një takim me banorë të zonës në Gramash, u ndal edhe tek mbyllja e kolegjit turk “Mehmet Akif”.

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se kryeministri Edi Rama mendon vetëm për karrigen e tij dhe jo për qytetaret.

“Si mund të mbyllësh kopshtin 250 fëmijëve, si mund të mbylli shkollën? Nga Gramshi më tha një qytetar se në shkollën Mehmet Akif kishte vajzë, ajo shkollë ka edhe konvikte. Çfarë ndodhi sot? Gjykatësi lexoi atë që i lexoi Rama. Ai nuk ka ndjenja për qytetarët e tyre, por sheh vetëm karrigen e tij. Mbylli kopshtin e 255 fëmijëve dhe sikur s’ka ndodh asgjë dhe ka vetë një vogëlush në shtëpi, por me siguri e mban me tre dado, se çon në kopsht. Si mund t’ia mbyllësh ti kopshtin 250 fëmijëve. Si mund ta mbyllësh ti shkollën? Një qytetar nga Gramshi më çoi një mesazh se kam vajzën aty, se është me konvikt, me standardet më të mira dhe ndihmon fëmijët në nevojë. Ai që i thotë vetes njeri e ka të papranueshme, nuk i mbyllet kopshti fëmijëve. Ndaj dhe thirrja ime për ju për çdo qytetar të Gramshit, të vendosë për të shpëtuar Gramshin , Shqipërinë, nga kjo rrokullisje e një njeriu që në qëndrimet e tij nuk ka asgjë njerëzore dhe kombëtare. Çdo shqiptar që i thotë vetes shqiptar, e sheh se si ky ka idhull presidentin e Serbisë, bën avokatinë e tij dhe fajëson kryeministrin e Kosovës se po merret me të shkuarën. Por ajo të shuar që ka 20 vjet, ka shqiptarë të vrarë dhe nuk mund të harrohet. Ky vetëm shqiptar nuk është. Ik duhet t’i themi me revolta popullore, koha është që çdo qytetar të ngrihet për t’i dalë zot vetes tonë”, tha Berisha.

 

Fraksion.com