AktualitetPolitikëTë fundit

Rama konfirmon ndryshime brenda PS “për qëllime organizative, që s’kanë peshë”

Partia Socialiste ka bërë ndryshime në nivel drejtuesish qarku, edhe pse nuk janë bërë me dije emra. Kryeministri Edi Rama tha se këto ndryshime janë bërë në fusnkion të skuadrës, siç ai e quajti PS.

“Ndryshime të natyrës organizative që nuk kanë ndonjë peshë, nuk janë ndryshime qeverie, të gjithë kanë detyrat dhe ndryshimi i pozicioneve në kushtet kur jemi drejt një fushate zgjedhore, s’ka asgjë të re”, tha Rama.

Ai refuzoi të fliste edhe për shkarkimin e Arben Ahmetajt nga postet drejtuese në parti.

“Nuk ka asnjë rëndësi që të hym në emra të gjithë jemi shërbëtor, ku secili ka rolin e tij, kjo ëhstë një skuadër ku ka role të ndryshme dhe secili bën rolin e tij”, tha Rama.

 

Fraksion.com