Privatizimi i ish-kompleksit Partizani, SPAK merr në pyetje ish-ministrin e Ekonomisë, Genc Ruli
Ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Mësohet se Ruli është thirrur nga SPAK për tu marrë në pyetje në kuadër të hetimeve që po kryhen për çështjen e privatizimit të kompleksit “Partizani”.
Gjatë javës së kaluar u pyetën edhe dy ish ministrat e mbrojtjes së qeverisë Berisha, Fatmir Mediu dhe Gazmend Oketa. Ndërkohë që SPAK nuk ka konfirmuar ende se kur do i pyesë të kallëzuarit Sali Berisha ish kryeministër, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe Arben Imami ish ministër i mbrojtjes
Në krye të dy viteve nga denoncimi i socialistit Taulant Balla, SPAK ka kohë deri në nëntor të këtij viti për tu shprehur për dosjen e regjistruar për shpërdorim detyre.
Fraksion.com