Mbyllet mbledhja me Kryesinë e PS, Rama: Qeveria ka ndërmarrë një program të planifikuar prej kohësh
“Hymë në fazën e dytë, për të gjitha hapat që do të ketë në këtë proces ashtu sikundër vjen në një kontekst të jashtëzakonshëm për shkak të situatës së përgjithshme në të cilën ndodhet bota, Evropa dhe vendi ynë në raport me krizën të shkaktuar nga lufta dhe inflacionin e sjellë nga lufta. Kjo i ka prekur të gjithë, por ne kemi detyrën që të bëjmë gjithçka që është e mundur që pa shkatërruar ekuilibrat financiarë të vendit të lehtësojmë maksimalisht dhimbjet, për këtë është diskutimi i vazhdueshëm dhe nga ana tjetër për të vijuar me masat që kemi marrë duke pasur parasysh njerëzit e zakonshëm, për ata që kanë më pak mundësi. Ky është thelbi”, tha Rama.
“Janë ndryshime të natyrës organizative që nuk kanë asnjë peshë, nuk janë organizime qeverie, nuk ka rëndësi të hyjmë në emra, të gjithë jemi shërbëtorë të këtij misioni, kjo është një skuadër dhe si çdo skuadër ka role të ndryshme se po të bënin të gjithë të njëjtën gjë s’do ishte skuadër“, tha Rama.
“Së pari qeveria nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për asnjë lloj instilacioni në mjediset e këshillit të ministrave. Qeveria ka ndërmarrë një program të energjisë së rinovueshme diellore duke nisur nga ministria, të kombinuar për krijimin e një mikroklime dhe mjedisin e punës, e planifikuar prej kohësh. Teoria që duhen ndaluar të gjitha investimet se kemi situatë krize është teori për të manipuluar njerëzit se nga investimet ka të ardhura të tjera dhe nga ajo rritet ekonomia, se këtu bëhet fjalë për të sjellë vende të reja pune, më shumë konsumatarë, dhe kjo do të thotë më shumë shërbieme, kështu që gjërat janë të lidhura, i kam dëgjuar edhe kur ra tërmeti, edhe kur ra flama, po të kishim vepruar me teorinë ‘ndalojini të gjitha’ do të kishim mbetur edhe pa atë”, tha Rama.
Fraksion.com