Brizida Gjikondi pret flokët për të mbështetur vajzat në Iran
Brizida Gjikondi nuk mbeti vetëm te fjalët për të shprehur mbështetjen e saj për gratë të cilat po protestojnë në Iran për të drejtat e tyre themelore. Në shumë vende të botës gratë në mbështetje të grave të tjera në Iran, por edhe në shenjë revolte dhe dhimbjeje, kanë prerë flokët. Në Shqipëri, zonja Gjikondi, është ndër të paktat nga radhët e shoqërisë civile që i bashkuar kësaj nisme.
Përmes një shkrimi në rrjet, Gjikondi ngriti shqetësimin për heshtjen e grave, pjesë të shoqërisë civile, ministre dhe deputete, të cilat nuk kanë bërë asnjë reagim, për çfarë po përballen vajzat dhe gratë në Iran.
Fraksion.com