A ka gisht Erdogan në mbylljen e shkollës dhe kopshtit turk? Rama: S’më bën presion askush. Ministria e Arsimit do ishte në shkelje nëse s’vepronte
Kryeministri Edi Rama deklaroi se presidenti Erdogan nuk ka asnjë ndikim në vendimin për mbylljen e shkollës dhe kopshtit turk.
Ai tha se askush nuk mund t’i bëjë presion.
“Jo! Faleminderit për këtë pyetje por jo. E kam thënë me kohë dhe po jua them. Juve mjafton ti referoheni fakteve. Pastaj përrallat mbi se bëhen gjërat. Siç shkëmbeva pyetje përgjigjet me në nga burimet e përrallave. Gjerat që bëj i bëj për atë që them. Burimi ujin e të cilit sjell, tregon përrallë pas çdo vendimmarrje që bëjmë. Vendimmarrjet tona, të majat, janë ato që them, qëllimet janë ato që tregoj. Merrni dhe shikoni dokumentacionin. Po të ishte çështjes politike dhe e mbylljes me natyrë politike, pse do merreshim me një kolegj vajzash. Ka plot struktura atje që si ka ngacmuar askush. Siç kemi vepruar me çdo subjekt, Ministria e Arsimit nuk është hera e parë që i heq licencën një institucioni. Do ishte shkelje nga Ministria nëse nuk vepronte në këtë rast. Ky aktivitet është transferuar në një godinë tjetër dhe nuk është marrë miratim. Nuk ekziston që të niset me një licencë këtu dhe ta bësh diku tjetër. Doni të kërkoni parapa konspiracioni, mua s’më bën presion askush. Asnjë lloj politikani apo përfaqësuesi i asnjë shteti. Në asnjë formë tjetër, pasi unë jam kryeministri që më kanë zgjedhur shqiptarët. S’më kanë zgjedhur as turqit dhe as italianët, por mund të bëjë gabime.”, tha Rama.
Duke u ndalur te çështja e xhamisë, Rama tha; “Qeveria nuk inauguron xhami,. janë vepra në funksion të qyteteve, xhamia e Tiranës është donacion turk dhe i takon dijanetit turk të vendosi kur mbarojnë punimet, nuk i takon qeverisë as ta afrojë edhe as të shtyjë inaugurimin. Nëse se kemi parë dhe s’doni ta pranoni se kurrë më parë Shqipëria në të gjithë forumet ndërkombëtare ka se ka pasur dinjitetin që ka sot, mos e shihni.
Mua dhe qeverinë e Shqipërisë nuk na dikton për asgjë askush. Jemi këtu për interesat e shqiptarëve në krah të kujtdo dhe përballë kujtdo.”.
Fraksion.com