AktualitetPolitikëTë fundit

Bilanci i sezonit turistik, Rama: Kontribut deri në 17% në ekonomi, më parë ishte vetëm 4%!

Kryeministri Edi Rama, bashkë me ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro si dhe kryetaren e bashkisë së Durrësit Emirjana Sako po zhvillojnë një takim për bilancin e sezonit turistik. Duke ju referuar shifrave të para vitit 2013, kryeministri Edi Rama tha se nga 4% të prodhimit të brendshëm bruto që ishte në atë kohë, sot është 17% e prodhimit të brendshëm bruto. Kreu i qeverisë në fjalën e tij nënvizoi se synohet se që të hiqet fjala sezon turistik, pasi Shqipëria duhet të jetë turistike 30 ditë të vitit.

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka bërë me dije se stacionet e plazheve dhe ato për mjete lundruese do të hyjnë në funksion brenda vjeshtër. Në bilancin e sezonit turistik veror, Kumbaro u shpreh se aplikimet do të hapen nga data 1-30 dhjetor.

“Stacionet e plazheve, dhe stacionet për mjetet lundruese do të hyjnë në funksion brenda vjeshtës. Nga data 1-30 dhjetor do të jenë të hapura aplikimet për certifikimin e aktivitetin për ofrimin e mjeteve lundruese, po ashtu është koha për të aplikuar edhe për stacionet. Në vitin 2023, 30% e plazheve do të jenë publike”, tha Kumbaro.

 

Fraksion.com