Shkrumbohet furgoni në Korçë gjatë natës, zjarri dyshohet i qëllimshëm
Një mjet tip furgon është shkrumbuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Korçës.
Mjeti i cili ishte parkuar në afërsi të banesës u dogj rreth orës 03:00.
Paraprakisht dyshohet se zjarri i rënë në mjetin e Renato Torollarit është i qëllimshëm, por ende nuk dihen autorët apo rrethanat.
Para policisë, Torollari ka deklaruar që nuk ka konfklikte me askënd.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Fraksion.com