Rama iu përgjigjet protestuese të “Mehmet Akif”: Nxënëset e shkollës së mbyllur të protestojnë kundër pronarëve që…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e nxënësve të kolegjit “Mehmet Akif”, të cilat po marshojnë drejt Kryeministrisë.
Përmes një postimi në Twitter, Rama pohon se nxënëset të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe sipas tij nuk morën leje kur u vendosën në një godinë tjetër.
Reagimi:
Nxënëset e shkollës së mbyllur të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje sipas ligjit e pa respektuar rregullat e parashikuara ligjërisht! Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbatuar ligjin si në raste të tjera.

— Edi Rama (@ediramaal) September 26, 2022
Fraksion.com