Mjegull e dendur në Llogora, ARRSH: Drejtuesit të reduktojnë shpejtësinë
Në Llogora ka rënë mjegull e dendur mëngjesin e sotëm dhe kalimi i mjeteve bëhet me vështirësi.
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë rrugë të bëjnë kujdes, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.
Gjithashtu ekipet e ARRSH-së janë në terren për pastrimin e rrugës në këtë aks nga rrëshqitjet e dherave.


Fraksion.com