“Mbyll një shkollë, hap një derë burgu”, vajzat e kolegjit “Mehmet Akif” drejt Kryeministrisë: Bashkohuni o popull se po na shkelin me këmbë!
Me thirrje të forta kundër qeverisë dhe banderola në duar, nxënëset e shkollës “Mehmet Akif” i janë drejtuar Kryeministrisë, për të çuar zërin e tyre të protestës poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama.
Me pankarta dhe thirrje si; “mbyll një derë shkollë, hap një derë burgu’ apo ‘Po godisni brezin e ardhshëm’, protestueset ecën përgjatë rrugës së Durrësit, drejt Kryeministrisë, duke kundërshtuar kështu vendimin për mbylljen e kolegjit.
Më herët ato ishin në protestë para Ministrisë së Arsimit.
Fraksion.com