‘Fotot e çiftit të së dielës”: Armina Mevlani me vello, Shkëlzen Berisha i veshur dhëndër
Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan mbrëmjen e djeshme historinë e tyre në martesë.
Dashuria që zgjat prej një dekade me këtë kurorëzim dhe lumturia e kësaj dite shihet qartë te sytë e Arminës dhe Shkëlzenit.
Të gjithë kemi qenë kuriozë se si do të dukej blogerja më “in” nën vellon e nusërisë dhe ky kuriozitet sapo na u shua me fotot e publikuara nga dasma e çiftit.
Plot hijeshi nën vellon e bardhë, Armina ka vendosur që të veshë një fustan të krijuar nga Vivienne Westwood. Më pas ajo veshi dhe dy krijime nga Festim Isufi dhe Valdrin Sahiti.
Me një make up minimalist i cili i qëndronte përfekt, Armina kishte zgjedhur që dhe modeli i flokëve të jetë trendi i momentit, flokët e dallgëzuara.
Ndërsa, Shkëlzen Berisha kishte përzgjedhur që në ditën më të rëndësishme të vishte një kostum të zi, class, të kombinuar me një këmishë të bardhë.
Fraksion.com