AktualitetLife StylePolitikëTë fundit

“Dasmat nuk duan fjalime”; Ish-kryeministri Berisha flet shkurt në kurorëzimin e dashurisë së të birit me Armina Mevlanin

Në familjen Berisha mbrëmë ka pasur një gëzim të madh, dhe këtë nuk ka nguruar ta shprehë as kryedemokrati Sali Berisha, i cili me anë të një postimi në Facebook, uroi të birin Shkëlzen Berisha, për martesën me blogurën Armina Mevlani.

“Sonte dasëm në familjen tonë dhe unë dua të ndaj me ju miq gëzimin e saj. Shkëlzeni dhe Armina kurorëzojnë dashurinë dhe miqësinë e tyre! Zoti i bekoftë!”, shkruan ish-kryeministri krahas fotos, ku ai dhe bashkëshortja pozojnë me çiftin e ri.

Ndërkohë, Berisha ka qenë edhe personi që ka mbajtur fjalën hapëse në dasmën e të birit, duke dashur të shmangë fjalimet dhe me fjalë të sinqerta të urojë çiftin për dashurinë e tyre.

“Të dashur miq, të dashur Arben dhe Mimoza, të dashur Armina dhe Shkëlzen, dasmat fjalime nuk duan, ndaj dhe unë shkurt dua të them dy fjalë. Dua nga zemra të urojë sonte Arminën dhe Shkëlzenin, të cilët kurorëzojnë dashurinë dhe miqësinë e tyre disa vjeçare, sonte në këtë ceremoni, në këtë dasmë me miq e të afërmit e tyre”, tha Berisha.

Bd1eb92b E228 448b 9f5c 535b192585d8

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Fraksion.com