Life StyleTë fundit

Zgjedhin metron para avionëve privatë, çifti i Hollywood-it udhëton me transport publik

Metroja e New York-ut së fundmi është frekuentuar nga dy udhëtarë të rinj.

Bëhet fjalë për George Clooney dhe partneren e tij, Amal Alamuddin. Dyshja kanë udhëtuar me linjën publike të transportit nga New York-u në Washington.

Sigurisht ky moment nuk iu shpëtoi të pranishmëve, ndonëse çifti lehtësisht tërhoqi vëmendjen edhe të atyre që nuk i njihnin për karrierën e tyre.

Ndonëse zgjodhën këtë mënyrë udhëtimi, nuk munguan truprojat e aktorit apo veshja elegante e Amal Alamuddin.

Partnerja e Clooney dukej sharmante me një fustan material i trashë, pana dhe çizme të gjata. Ndërkohë që personi i cili është shpallur disa herë nga Forbes ndër 100 njerëzit më të pasur në botë duket se nuk e ka kompleks të shfaqet disa herë në publik me të njëjtat rroba.

Vëmendjen tonë nga fotot e ndara në rrjetet sociale e mori edhe afrimiteti i dyshes, ku në një moment duket gjithë delikatesë Alamuddin teksa mban partnerin e saj.

Nuk dihet akoma arsyeja përse dyshja e njohur zgjodhën metron, kur situata e tyre ekonomike iu lejon të lëvizin me makinat madje dhe avionët më të shtrenjtë. Por mesa duket të famshmit po përpiqen gjithnjë dhe më shumë t’i bëjnë përshtypje publikut me “modestinë” e tyre.

 

Fraksion.com