Publikohet fotoja e parë e varrit të Mbretëreshës Elizabeth II
Pas ceremonisë madhështore të funeralit të saj, së fundmi faqja zyrtare e pallatit Buckingham ka publikuar foton e parë të varrit ku prehet Mbretëresha Elizabeth II.
“Një pllakë varri është vendosur në ‘Kapelën Përkujtimore të Mbretit George VI’, pas varrimit të Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth”, shkroi familja mbretërore në Twitter.
Ky shkrim u shoqërua nga pllaka e varrit të monarkes më jetëgjatë britanike i rrethuar me lule.
Kujtojmë që Elizabeth II u varros varros pranë burrit të saj të ndjerë, Philip.
Eshtrat e Philipit, i cili ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare në prill 2021 , u mbajtën më parë në Royal Vault.
Mbretëresha Elizabeth, Mbreti George VI, i cili vdiq në 1952, dhe Nëna Mbretëreshë, e cila vdiq në 2002, si dhe motra e saj, Princesha Margaret, e cila gjithashtu vdiq në 2002, janë varrosur secila në Memorialin e Mbretit George VI.
Mbretëresha u nda nga jeta më 8 shtator në moshën 96-vjeçare. Si pasardhësi i saj në fron u vendos, sot Mbreti i Britanisë së madhe Charles III.
“Vdekja e nënës sime të dashur, Madhërisë së Saj Mbretëreshës, është një moment i trishtimit më të madh për mua dhe të gjithë anëtarët e familjes sime”, thuhet në një deklaratë të postuar në llogaritë e mediave sociale të familjes mbretërore.
Ne vajtojmë thellësisht vdekjen e një Sovraneje të dashur dhe të një Nëne shumë të dashur. Unë e di se humbja e saj do të ndihet thellësisht në të gjithë vendin, Mbretëritë dhe Commonëealth, dhe nga njerëz të panumërt në mbarë botën.
Gjatë kësaj periudhe zie dhe ndryshimi, familja ime dhe unë do të ngushëllohemi dhe do të mbështetemi nga njohuritë tona për respektin dhe dashurinë e thellë në të cilën mbretëresha mbahej kaq gjerësisht.”- deklaroi Charles pas vdekjes së Mbretëreshës.