AktualitetSportTë fundit

Përfundon ndeshja! Shqipëria mundet në Izrael me rezultatin 2-1, del jashtë objektivit

Ëndrra e Shqipërisë për të kapur vendin e parë në Ligën e Kombeve është shuar. Kuqezinjtë në ndeshjen jetë e vdekje kundër Izraelit janë mposhtur me rezultatin 2-1, si pasojë e disa gabimeve qesharake në mbrojtje.

Pas një rasti flagrant të Brojës në ‘Bloomfield Arena’ ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh me Ëeissmas menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë.

Një largim jo i duhur i topit nga Hysaj u shndërrua në gol nga sulmuesi Izraelit.

Në vijim kuqezinjtë e drejtuar nga Reja, të cilët kishin shkuar me qëllimin e vetëm fitoren, patën disa raste për të barazuar, por qëllimin do ia arrinin vetëm në minutën e 88 me Myrto Uzunin, i cili realizoi një eurogol.

 

Fraksion.com