Life StyleTë fundit

Pamje ekskluzive nga përgatitjet: Ja ku do të mbahet dasma e Arminës dhe Shkëlzenit

Pas shumë vitesh bashkë, ditën e nesërme Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha do t’i thonë “Po” njëri-tjetrit.

Çifti do ta kurorëzojë dashurinë e tyre në martesë në një ceremoni moderne dhe të kuruar në detaj. Teksa edhe pak na ndan nga ky moment iconstyle.al ka zbuluar edhe vendndodhjen, ku do të mbahet dasma e djalit të Berishës me Armina Mevlanin.


Nga fotot ekskluzive që disponojmë ambjenti duket akoma në prekjet e para, teksa dyshja kanë zgjedhur që dasmën ta bëjnë në natyrë.

Dasma e Shkëlzen Berishës dhe Armina Mevlanit do të mbahet në Shijak.


Pak orë më parë, blogerja zbuloi një detaj nga velloja që do të veshë për ditën e saj të madhe.

Armina publikoi në Instagram një foto të vellos së fustanit të nusërisë, në të cilin shihet i qëndisur mbishkrimi “Love is the answer (dashuria është përgjigja)”.

Më herët, Armina ka zbuluar se ajo dhe Shkëlzeni e duan vjeshtën dhe kjo është arsyeja që vendosën që dasmën ta bëjnë në shtator.

Jo vetëm kaq por ajo ka rrëfyer se vjehrri i saj, Sali Berisha ka shprehur mbështetje për datën e dasmës.

Prezantuesja tregoi edhe se në dasmë do të ketë më pak se 300 të ftuar si dhe menuja e ushqimit do të jetë tradicionale.

“Muajin shtator e zgjodhëm për të bërë dasmën sepse na pëlqen vjeshta. Ne nuk e kemi planifikuar dasmën për të pritur një fëmijë. Gjithmonë kam dashur të kem dasmën para fëmijës, dua ta shijoj. Vjehrri im, Sali Berisha është gjithmonë mbështetës dhe ka qenë në rregull me datën e dasmës. Menyja e dasmës do të jetë tradicionale. Në dasmë do të ketë të ftuar më pak se 300 persona, për disa detaje të dasmës më ka ndihmuar shumë edhe kunata, motra e Shkëlzenit, me të cilën kam marrëdhënie fantastike”, tha bukuroshja e ekranit.

 

Fraksion.com