AktualitetTë fundit

Zhdukja e Ervis Martinajt, Çuçi e Rrumbullaku: Do të flasim me prova dhe fakte

Ende nuk ka asnjë variant zyrtar edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj nga zhdukja e mistershme e Ervis Martinajt.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, për herë të parë deklaroi se do të flasin ku të kenë prova.

“Mund t’ju them që strukturat e Posaçme të luftës kundër krimit, në Drejtorinë e Përgjithshme dhe në nivel vendor janë të angazhuara maksimalisht. Do të flasim mbi fakte, mbi prova. Nuk mund të flasim pa pasur prova” tha ai.

Edhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ishte me të njëjtën linjë, ku tha se do të flitet kur të kenë prova e nuk mund të flasin pa i pasur ato.

“Ne do të flasim kur të kemi prova. Policia e shtetit nuk mund të flasi pa pasur prova,” tha ministri.

Ndërkohë një javë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi se tashmë policia e kishte një përgjigje, por duhet të prisnin edhe pak për prova.

 

Fraksion.com