AktualitetPolitikëTë fundit

Valteri: Prova të reja në SPAK për Metën

Ish-deputeti i PD-së Halit Valteri ka paraqitur të tjera prova për Ilir Metën në SPAK dhe kërkon që Prokuroria e Posaçme të kërkojë arrestimin e ish-presidentit.

Në një prononcim për mediet, Valteri tha se  “sot kemi ardhur të paraqesim në SPAK përsëri prova të reja ku ka kontrata të firmosura nga vetë Ilir Meta me kompaninë lobuese “Dutko”, ku e çon totalin e të gjithë pagesave të lobimit në 1.2 mln dollarë të paguara nga taksat e shqiptarëve për të bërë pagesa lobimi në SHBA”.

“Janë prova që i kemi paraqitur dhe më parë, kemi sjellë dhe të tjera së bashku dhe janë sqarime të bëra për pika që janë në dosje. Janë pjesa më e madhe e kontratave të nxjerra nga fara dhe SPAK nuk ka çfarë të presë më, të bëjë atë që presin të gjithë shqiptarët, arrestimin e Ilir Metës dhe vënien para drejtësisë. Nuk jam i autorizuar të them asgjë se ku ka arritur puna e SPAK, por di që ka ecur para. Meta është nën hetim dhe së shpejti me provat e grumbulluara, shqiptarët do të kenë një ish- president e ish-kryeministër të arrestuar dhe para drejtësisë”, tha Valteri.

Sa i përket daljeve publike të Metës dhe Kryemadhit që thonë se Valteri po përdoret për t’i sulmuar, deputeti i përgjigjet duke thënë se shpreson që SPAK të vijojë hetimet.

“Sa herë ka diçka kundër familjes Kryemadhi, është gjithmonë dikush që i shtynë është gjithmonë dikush që është kundërshtar i tyre. Lufta me inceneratorët vazhdon. Sot kemi një ish ministër dhe një deputetë të mazhorancës të arrestuar. Shpresoj që SPAK të vazhdojë të hapë petët e byrekut sepse edhe ai ministri i Metës nuk besoj se ka bërë gjë pa lejen e Ilir Metës. Nuk dua t’i futem punës së si anatemohem , ideja është se inkurajon çdokënd që ka prova ka kurajën për të të denoncuar  familjen më të korruptuar në Shqipëri dhe kancerin e shoqërisë shqiptarë që kanë vjedhur prej 30 vitesh paratë dhe taksat tona që ka zhvatur për të jetuar në luks”, tha Valteri.

 

Fraksion.com