Tabaku: 5 mijë shqiptarë u larguan vetëm këta 6 muaj
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot se shqiptarët po largohen nga vendi pa kthyer kokën pas.
Tabaku u shpreh në një postim në rrjetet sociale se shqiptarët ikin sepse qeveria, parlamenti dhe politika nuk u jep shpresë.
“Mbi 5 mijë shqiptarë janë larguar vetëm këtë 6-mujor. Po ikin nga sytë këmbët megjithëse nuk jemi në luftë civile apo konflikt i armatosur. Po ikin pa kthyer kokën pas. Pse?Shqiptarët ikin sepse qeveria në radhë të parë, ky parlament së dyti e politika në përgjithësi nuk ofron e nuk jep shpresë! E kemi kthyer shpresën në një rreng që na kthen pas në kohë, të njëjtat emra, të njëjtat premtime, e njëjta fabul! Shqiptarët nuk janë budallenj!”, shkroi Tabaku.
Fraksion.com