“Rama po hetohet nga FBI “; Berisha lexon vendimin e gjykatës në SHBA: Kryeministri çoi një email privat te…
Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot se kryeministri Rama është nën hetim ndërkombëtar pas hetimit që është hapur në SHBA ndaj ish ish-drejtorit të kundërzbulimit të FBI-së në SHBA, Charles McGonigal.
Duke lexuar një vendim të Gjykatës, Berisha tha se edhe Rama është nën hetim për shkak se në emailin zyrtar të McGonigal është gjetur një email privat i kreut të qeverisë shqiptare.
Nga ana e tij McGonigal ka lidhje me oligarkun miliarder rus, Oleg Deripaska, ky i fundit njihet si oligarku i preferuar i Putinit.
“Po lexoj “Gjykatësi vendos të mblidhen regjistrime, dokumente, materiale të lidhura sa më poshtë: çdo regjistrim për çështjen Charles McGonigal i cili hetohej intensivisht nga FBI. Po hetohej për lidhje me rusët. Çfarë urdhëron gjykatësi: “të gjitha regjistrimet, materialet që dokumentojnë çdo komunikim personal, përfshi tekstet e mesazheve, emailet, mesazhe zëri, letra, shënime mes Charles McGonigal për çëshjet që vijojnë: Qeverinë e Republikës së Shqipërisë përfshi kryeministrin Edi Rama”. “Cdo udhëtim i kryer i Charles McGonigal në Republikën e Shqipërisë”. Pagesa, dhurata të dhëna nga Dorian Duçka për McGonnigal”, deklaroi Berisha duke lexuar një vendim që ai tha se është i një gjykate në Amerikë.