AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha: Nanon e larguan për velat me drogë të Çuçit, Olsi Ramën por edhe për problemet e Ballukut

Shkarkimit të Nanos, Berisha iu rikthye edhe njëherë duke shtuar përpos akuzave të përhershme të ministrit Çuçi dhe Olsi Ramës, kësaj radhe tha se arsyeja kryesore e largimit të Nanos ishte një problem me zv. Kryeministren Balluku. Berisha nuk u ndal në detaje, madje as nuk e sqaroi këtë deklaratë të tijën.

Largimi i Nanos mund t’iu them ju në 30 vite është një ndër aktet më mafioze sepse, Gledis Nano ishte një polic, një Komisar i gjeneratës së re emri i të cilit nuk figuronte në 180 narkokomisarë. S’kam patur asnjë iluzion se Nano do ishte njeri i suksesit, por s’kisha informacion për lidhjet e tij me grupet kriminale. Mungesa e këtyre lidhjeve ishte diçka pozitive, në vlerësimin tim, pra ndihej më i lirë për të përmbushur detyrat. Ai u përball me këto probleme, u përball me ministrin, i cili donte me çdo kusht këshilltarin të shkarkuar për lidhje me drogën, një famoz Aranit Arapi, ai nuk i hapi rrugën atij. Së dyti, doli, jahti me vela plot drogë, ju e keni parasysh reagimin e Çuçin. Ky pati edhe çështjen e Call Centerave, se doli emri i Olsi Ramës. Është një hetim gjerman, se qytetarët janë mashtruar në shumë vende. Por së fundmi, del që përveç këtyre që thamë, mundet dhe ca probleme të zonjës Balluku. Dhe bëjnë që ai të largohet si agjent i imperializmit amerikan.- tha Berisha.

 

Fraksion.com