AktualitetPolitikë

Ambasada e SHBA: Si anëtarë të KS të OKB-së, kemi përgjegjësi të veçantë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka postuar sot foton e Kryeministrit Edi Rama me Presidentin e SHBA Joe Biden.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe Kryeministri shqiptar Edi Rama janë në Nju Jork këtë javë me udhëheqës të tjerë botërorë për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA.

Ndërsa ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim është shprehur se,  “si anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ne kemi një përgjegjësi të veçantë për të trajtuar sulmin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër një vendi tjetër sovran, Ukrainës. Prioritetet e Shteteve të Bashkuara për Asamblenë e 77-të të Kombeve të Bashkuara përfshijnë gjithashtu luftën ndaj pasigurisë ushqimore; përparimin e shëndetit global dhe sigurisë globale shëndetësore; dhe zbatimin e Kartës së OKB-së dhe dhënia formë të ardhmes së OKB-së”

 

Fraksion.com