Sulmet kibernetike, Balluku: Hakerat iranianë kanë pasur akses në sistem prej 14 muajsh! Nuk kemi sisteme të avancuara, s’ishim të përgatitur
Zv.kryeministrja Belinda Balluku iu përgjigj deputetit demokrat Ervin Salinjit, i cili i kërkoi transparencë sa i takon sulmeve kibernetike.
Sulm i paprecedentë dhe ka pasur për synim fshirjen e të dhënave, ka nisur si sulm për të marrë të dhëna dhe për të tregtuar ato, por më pas është transformuar në një sulm që duhet zeroclear. Cfarëdo të thoni për narrativë e kuptoni se me çfarë po përballet ky vend.
Salianji e vlerësoj, thatë nëse duhet bashkëpunimi jonë jemi këtu. E vlerësojmë. Na duhet të shikojmë mënyrën e organizimit. 180 mln s’kan të bëjnë me cyber secytyri, kanë të bëjnë me investimin për të digjitalizuar. Shqipëria ato para i ka harxhuar në 9 vite për të digjitalizuar vendin, sot qytetarët për të kryer çdo aktivitet që kanë lidhje me kërkesat e tyre në administratën publike s’ka nevojë të presë në radhë. Sot merren dokumente në kohë reale me anë të telefonit.
Do fillojmë të reflektojmë dhe të investojmë në cyber security. Kanë qëndruar në sistemet tona 14 muaj, po se kanë qenë në shadoë mood, kanë qenë të padukshëm. Nuk kemi sisteme të avancuar, nuk kemi qenë të përgatitur për attack të këtij niveli. Mos kujtoni që nuk kemi qenë nën sulme të ndryshme, hakërruesve amtor dhe profesionit dhe i kemi përballur me sukses. Kjo ishte e pamundur për ne që ët përballonim sulmin e mirëorganizuar në katër burime të ndryshme.
Fraksion.com