AktualitetPolitikëTë fundit

“Përpjekje mjerane për…”, Berisha: Do të përgjigjem në SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pyetur sot nga gazetarët nëse do të shkojë në SPAK për të dëshmuar lidhur me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, tha se nuk ka marrë ende fletëthirrje, por nëse do të marrë, do të shkojë.

Këtë kërkesë të SPAK ai e quan një përpjekje mjerane të kryeministrit Edi Rama për të mbuluar vjedhjet.

“Nuk më ka dërguar asnjë fletëthirrje, por i përgjigjem çdo fletëthirrje. Ju do jeni aty të gjithë të bëjmë një konferencë shtypi të shkëlqyer. Përpjekje mjerane e Ramës për të mbuluar vjedhjet, por unë do shkoj gjithmonë sa herë të thërritem. Edhe kur falsiteti noton në detin e falsitetit unë nuk hezitoj kurrë të përgjigjem. Ta keni të qartë!”, tha Berisha.

 

Fraksion.com